Kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga grumbullimi i fundit i Kombëtares kuqezi nën urdhërat e Xhani De Biazit.

Sot, pas kaq shumë kohësh, kuqezinjtë zbritën në terrenin stërvitor në seancën e parë përgatitore për ndeshjen me Italinë, që do të luhet të premten, ora 20:45 , në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

Grupit i kanë munguar dy lojtarët e Terek Groznit, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, si dhe Jahmir Hyka i San Hoze Ërthkuejks. Udhëtimi ka zgjatur më tepër se parashikimi dhe të tre futbollistët pritet t’i bashkohen ekipit të martën.

Në seancën e parë janë stërvitur të veçuar kapiteni Ansi Agolli dhe mesfushori Amir Abrashi.

Trajneri Xhani De Biazi i ka lejuar mediat vetëm në dhjetë minutat e para, duke vijuar me rregullin e tij për t’i kryer stërvitjet me dyer të mbyllura.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb