Argjentina është mundur nga Bolivia me rezultatin 2-0 në ndeshjen kualifikuese të Amerikës Latine për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Bolivia e cila deri para ndeshjes me Argjentinën kishte fituar vetëm dy ndeshje në kualifikueset nga 13 ndeshje të luajtura gjithsej, fitoi falë golave të Juan Carlos Arce në minutën e 31-të dhe Marcelo Moreno në minutën e 52-të. Në këtë ndeshje, skuadra e Edgardo Bauzas kishte një mungesë të madhe, pasi nuk luante Lionel Messi për shkak të pezullimit prej katër ndeshjesh. Mungesa e yllit argjentinas u pasqyrua në lojën e Argjentinës ku pak këmbët e Leo Messit në fushë Argjentina është thjeshtë një ekip normal. Pas humbjes, Argjentina mbetet në vendin e katërt me 22 pikë duke qëndruar në një zonë të rrezikshme për kualifikimin direkt për në botërorin e “Rusi 2018”.

https://www.youtube.com/watch?v=Ye1qqw38ZX0
https://www.youtube.com/watch?v=ZVGbhRgXYL4
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb