Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Nuk mjafton goli i Grecës, Tirana e mbyll në barazim miqësoren e parë

26841197_1978159582440154_2003974923013644761_o

Ekipi i Tiranës ka zhvilluar sot takimin e parë miqësor në tokën turke kundër kazakëve të FC Tobol. Bardheblutë të drejtuar nga Ze Maria e kanë mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-1, duke mos i mjaftuar avantazhi i marrë në pjesën e parë.

Për Tiranën shënoi në minutën e 15-t futbollisti Bedri Greca, por në pjesën e dytë ekipi ku deri pak ditë më parë aktivizohej futbollisti i Kombëtares Azdren Llullaku gjeti baraspeshën.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.