Sërish drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Me gjithë patrullimin e forcave shqiptare të policisë, trafikantët kanë gjetur mënyra për të vijuar aktivitetin e tyre ilegal. Natën e kaluar policia italiane ka sekuestruar plot 700 kg kanabis në brigjet e Barit në një skaf që vinte nga Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se gjatë mesnatës së djeshme në radarin e policisë italiane ishte shfaqur një mjet lundrues që ishte ndaluar në zonën Torre a Mare. Policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur gomonen e mbushur me drogë. Lënda narkotike kapte vlerën e 5 milionë eurove në treg.

Në pranga është vendosur edhe një skafist italian i njohur, i ndaluar disa herë nga policia italiane për trafik droge. Skafisti i arrestuar është Renato Colasuonno, 64 vjeç.

Ai ka rrëfyer për autoritetet italiane se lëndën narkotike e kishte marrë në Shqipëri, ndërsa policia ka gjetur edhe makinën ku italiani do ta ngarkonte kanabisin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: