TIRANË- Rastet e fundit të krimit në familje kanë tërhequr edhe vëmendjen e nënkryetarit të KMSH-së, të Shqipërisë Gazmend Aga i cili jep një mesazh të fortë për të gjithë burrat shqiptarë.


Këtë të premte, gjatë ligjëratës në xhaminë qendrore, Et’hem Beu, Aga ka ngritur shqetësimin e tij mbi këtë fenomen,ndërsa duke sjellë si shembull sjelljen e profetit Muhamed ndaj bashkëshortëve dhe femrave në përgjithësi.

“Çdo kujt duhet t’i interesojë zgjidhja e problemeve të shoqërisë së tij. Po të shohim kemi me qindra femra të keqtrajtuara, të vrara, të torturuara. Kjo nuk i ka hije shoqërisë shqiptare, nuk i ka hije as njeriut si qenie e lartë”, – shtoi ai.

Gjatë ligjëratës ai theksoi detyrat kryesore të bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit në mënyrë që shoqëria mos të vuajë nga këto problematike shqetësuese.

“Një nga problemet kryesore të cilat ka shoqëria anembanë botës dhe fatkeqësisht edhe shoqëria shqiptare është keqtrajtimi i femrës në shoqëri. Shoqëria jonë shqiptare fatkeqësisht është një shoqëri patriarkale ku mashkulli zë vendin kryesor në trajtimin dhe vlerësimin e njeriut pavarësisht pozicionit dhe aftësisë. Por ne jemi pjesëtar të fesë së balancës, fesë e cila nuk e vlerëson njeriun sipas racës, veshjes apo përkatësisë”- tha Aga më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: