VIDEO/ Pamje të frikshme nga Fieri, pemë e tela të rrëzuar nga stuhia
- (16:29 , 17/03/2018)
- Komentet te VIDEO/ Pamje të frikshme nga Fieri, pemë e tela të rrëzuar nga stuhia Janë të Mbyllura
Shpërndaj:

FIER- Stuhi e frikshme mund të konsiderohet era e madhe që ka fryrë gjatë natës e mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, Vlorës dhe Durrësit.
Pamjet gati apokaliptike janë filmuar nga gazetari Ervis Kuçi në Fier, ekzaktësisht në rrugën nacionale që shkon drejt Vlorës, pranë ish-doganës së vjetër në Fier.
Ka pemë të rrëzuara, e automjete të zëna poshtë si në grackë. Tela e shtylla korrenti janë rrëzuar gjithashtu nëpër rrugë.
Raportohet se fatmirësisht brenda tre automjeteve nuk ka pasur persona në momentin që janë rrëzuar pemët.
Në rajonin e Fierit për shkak të erërave të forta janë krijuar probleme në rrjetin elektrik. Sipas drejtorit të OSHEE, Armando Zhupa janë dëmtuar disa linja të OSHEE.
(m.a/BalkanWeb)