LEZHË- Një video e dërguar nga kalimtarët për “BalkanWeb” pak pas aksidentit të frikshëm ku janë përfshirë dy makina në aksin rrugor Lezhë-Milot, tregon përplasjen e fortë mes një Range Rover-i dhe një Opeli, nga i cili kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit.

Në momentin që është regjistruar videoja, në vendngjarje sapo kishte mbërritur policia, ndërsa dëshmitarët thonë se nga përplasja e fuqishme dy shoferët e mjeteve janë bllokuar brenda tyre dhe është dashur një kohë e gjatë për t’i nxjerrë.

makina 2

Informacion paraprak
Me datë 05.09.2017, rreth orës 13:45 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë – Milot, në Rrilë , ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet Land Rover me drejtues shtetasi A.M. 28 vjeç , banues në Shkodër me mjetin Opel me drejtues shtetasi M.M. 35 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: