Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” duket i gjithë momenti i grabitjes së dy makinave me para të një banke të nivelit të dytë pranë rrugës së Rinasit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën për diell në sytë e dhjetra dëshmitarëve të cilët kanë filmuar të plotë 2 minutat e grabitjes së dy blindave të bankës së nivelit të dytë nga 5 autorët e maskuar.

Siç dëgjohet edhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, pak pas grabitjes rojet private të blindave ulërasin: “Patrulla ishte aty..këta i dërgon shteti..po na vjedh shteti”.

Ndërkohë nga policia janë ngritur post-blloqe të shumta në Tiranë dhe rrethina për kapjen e autorëve të cilët pas grabitjes kanë djegur automjetet e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit. Dyshohet se sasia e parave që është grabitur të jetë 100 mijë euro.

Pesë autorët kanë thyer me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para.Dyshohet të jetë i njëjti grup që kreu vjedhjen më 3 dhjetor 2015.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: