SHKODËR- Të tjera pamje vijnë nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një çift të rinjsh mbetën të plagosur, si dhe një kalimtar i rastit.

JOQ ka publikuar pamjet e para nga ngjarja, ku vajza e re Elona Çurku duket e shtrirë në tokë, qytetarë dhe më pas shërbimi mjekësor i ambulancës që i vijnë në ndihmë deri sa e marrin me barelë për ta dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes shihen njolla gjaku dhe njerëz të shumtë, ndërsa vajza e plagosur, duket që është e vetëdijshme dhe qytetarët i mbajnë lart këmbët.

Në video shfaqet edhe kalimtari i rasti i plagosur Enrik Prenushi që ecën me këmbët e tij. Gazetari Senad Nikshiqi tha për “BalkanWeb” se djali i plagosur Doni Lisi është në gjendje të rëndë, pasi i ka marrë plumbat në pjesën e sipërme të trupit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb