Regjisori turk Ali Avci u arrestua pas publikimit të një filmi biografik për fëmijërinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë film të titulluar “Zgjimi”, regjisori tregon se si do të rridhnin ngjarjet në Turqi nëse grushti i shtetit i ndodhur një vit më parë do të kishte dalë me sukses.

Skena e fundit e traileri, tregon presidentin turk të gjunjëzuar dhe me armët që i drejtohen atij përpara se ta vrasin.

Sipas “Dogan”, Avci është akuzuar si gylenist.

https://www.youtube.com/watch?v=Fc6S1OS5iwo

Turqia ka fajësuar Fethullah Gylen, një klerik mysliman me banim në SHBA për organizimin e përpjekjes për grushtin e shtetit vitin e kaluar, por këto akuza janë mohuar nga kleriku.

Traileri i filmit të fundit të Avcisë “Uyanis” (Zgjimi), u shfaq në kinema këtë javë.

Në këtë film përshkruhet një skenar për grusht shteti i cili rezulton i suksesshëm në Turqi, duke u kthyer mbrapsht në kohë dhe duke u përpjekur të japë një rezultat ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Traileri është i dhunshëm, ku përfshihen skena në të cilat puçistët mbajnë një armë në kokën e Erdoganit ndërsa ai po lutet pasi anëtarët e familjes dhe këshilltari i tij i lartë janë vrarë brutalisht.

Qeveria turke ka përkujtuar këtë javë përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit vitin e kaluar nga një fraksion në ushtri, që u zhvillua natën e 15 korrikut.

Media në Turqi ka kritikuar negativisht trailerin e filmit mbi jetën e presidentit turk, Erdogan.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb