SPANJE – Vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin “Katalunja” në Barcelonë.

Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Policia e ka përshkruar incidentin në Twitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.

Deri tani dyshohet për 4 të vdekur, shkruan MailOnline.

https://www.youtube.com/watch?v=PdaqjWD-GXo

Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit.

Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me incidentin, nëse është sulm terrorist si në Nisë, Berlin, Londër e Stokholm.

Javët e fundit, janë parë grafiti të ndryshme në mure që kërcënojnë turistët e Barcelonës, qytet i cili vizitohet nga 11 milionë njerëz çdo vit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb