TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një restorant në zonën e Unazës së Re pranë “Dy Palmave” në “Astir”.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është ndjerë në të gjithë zonën, ndërsa ka sjellë edhe panik tek banorët e pallateve përreth. Nga hetimet paraprake dyshohet shkëndijë elektrike.

Për të shuar flakët ka ndërhyre stacioni i zjarrfikëseve në qendër. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale jo në njerëz. Zjarri u izolua nga zjarrfikëset dhe sot do të behet ekspertiza për të zbuluar shkakun. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket lokali në flakë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: