Vetëm dhjetë ditë më parë termometri në qytetin spanjoll shënonte 26°C. Ditën e djeshme më 23 mars, banorët e Madridit janë befasuar nga një borë e pazakontë që ka zbardhur rrugët dhe çatitë e qytetit.

Rryma të ftohta ajri kanë përfshirë këto ditë Francës dhe Spanjën me temperatura të ulëta.

Vetëm pak ditë nga fillimi i pranverës, i ftohti ka goditur pjesën më të madhe të Spanjës dhe të enjten kjo situatë solli edhe reshje dëbore, për herë të parë mbas dy vitesh në Madrid.

Burime nga Agjencia Meteorologjike e Shtetit (AEMET) kanë evidentuar që në kryeqytetin spanjoll nuk binte borë, që prej 19 janarit të 2015.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: