NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 pako makarona Garofalo
1.5 litër qumësht
3-4 kokrra vezë
150 gr proshutë
150 gr djathë të bardhë
1 spec jeshil ose të kuq
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Vendosim në një tavë makaronat (pene, tub ose një zgjedhje tjetër sipas dëshirës), më pas shtojmë proshutën të prerë në copëza, djathin e bardhë të thërrmuar dhe specin të prerë në shirita të vegjël. Në fund shtojmë vezët të trazuara me qumeshtin. E rregullojmë pastiçen me kripë dhe piper të zi dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb