TIRANË- Dhunohet deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi. Këtë gjë e deklaron Partia Demokratike. Ndërsa kryeministri Edi Rama vijon turin në qarkun e Dibrës dhe sot ndodhet në Peshkopi për të takuar banorët, ai është pritur me protesta nga mbështetësit e PD-së.

Partia Demokratike thotë se policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi, teksa po protestonte bashkë me qytetarë kundër kryeministrit Rama.

Sipas PD, deputeti Gjunkshi është tërhequr me dhune nga polica duke u penguar të protestojë. “Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”, deklaron PD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb