TIRANE- “Kam ardhur të rrëzojë qeverinë se më kanë ardhur 200 mijë lekë dritat. Jam vetëm me plakën. Si t’i paguaj? Me se?”. Kështu thotë një qytetar, i cili marë rrugën nga Kalaja e Dodës deri në Tiranë për t’ju bashkuar protestës së PD-së.

Në videon e siguruar nga gazetari Mariglen Mërtiri për ‘BalkanWeb shihet i moshuari me një flamur të PD-së në dorë, ndërsa i revoltuar pohon se nuk largohet nga Bulevardi deri në zgjidhje të kërkesave të tij. Militanti i flakët ndër të tjera nuk nguron të puth flamurin e PD-së, ndërsa shton se është demokrat.

“Flamurin e PD e kam, se jam demokrat dhe e dua me shpirt”, thotë protestuesi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: