Do të përflitet gjatë penalltia deçizive e kontestuar e Cristiano Ronaldo-s që kualifikoi Realin në gjysmëfinale të “Champions League” mbrëmë kundër Juves.

Opinioni botëror është i ndarë natyrisht në dy pjesë, pro dhe kundër penalltisë, por ajo që vlen është se “galktikët” kaluan më tej. Reagimet për këtë episod kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Jo më pak interesant ka qenë ai i Arturo Vidal, futbollistit të Bayern që ka mbajtur veshur për disa vite fanellën e kampionëve të “Seria A”.

Kiliani ishte i pezulluar për ndeshjen e kthimit që Bayern luajti kundër Sevillia-s dhe për këtë arsye ishte në tribunën e “Allianz Arena”. Me ekipin e tij që pothuajse ishte i kualifikuar, mesfushori agresiv nuk humbi mundësinë të ndiqte live atë që po ndodhte në Madrid mes Realit dhe Juventusit.

Padiskutim që ish-juventini ishte kundër atij 11-metërshi dhe në momentin e realizimit nga Cristiano Ronaldo ka reaguar i inatosur. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb