TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama nuk është mjaftuar vetëm me publikimin e një fotoje me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me të cilin u takua gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel.
Atë e kemi parë të përdorë këto ditë edhe Instagramin, ku në Story ka hedhur një video nga momenti kur bisedon me Trump.
Ndërsa Rama flet dhe Trump duket sikur e dëgjon me vëmendje pyetja që të gjithë shtrojmë është se për çfarë po përpiqet t’ja mbushë mendjen Presidentit të SHBA-ve?
Në krah të tij duket edhe Sekretari Amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
(m.a/BalkanWeb)