Këngëtarja Linda Halimi ka publikuar videokipin e këngës së titulluar “Botë” me të cilën do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovison. Kënga është në versionin anglisht.

Kujtojmë se Linda Halimi u shpall fituese me këngën “Botë” në edicionin e 55 të Festivalit të Këngës në RTSH duke përfaqësuar në këtë mënyrë Shqipërinë në festivalin evropian.

Eurovision këtë vit do të organizohet në Kiev të Ukrainës, në datat 9, 11 dhe 13 maj 2017.

https://www.youtube.com/watch?v=9e3usZ779pw
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb