Ndeshja e Europa League ndërmjet Bilbaos e Spartak Moskës në Spanjë nuk kaloi e qetë. Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet huliganëve të klubit rus dhe atij spanjoll, nga ku ka vdekur një polic. Rreth 200 tifozë rus kishin udhëtuar në Spanjë për të “mbështetur” klubin e tyre, megjithatë një rrahje masive me fansat e klubit kundërshtar ndodhi para fillimit të takimit jashtë stadiumit, raporton Marca.

Tifozët rusë, ishin ata që kanë filluar të parët të gjuanin me sende të forta, duke krijuar një kaos. Tifozët kanë përdorur shishe, pishtarë, madje edhe fishekzjarrë, ndërsa kishte edhe dëmtim të lokaleve në qendër të qytetit.

Marca raporton se “Ertzaintza”, forca lokale policore baske, arriti të hyjë ndërmjet fansave, por gjatë ndërhyrjes një polic ka pësuar një sulm kardiak, i cili u dërgua në spital nuk arriti të mbijetojë. Sipas asaj që shkruan Marca, polici pësoi atak kardiak pasi u godit nga një shpërthim. Ndërkohë, policia ka arrestuar dy tifozë vendas dhe tre tifozë rus.


cc4-3
cc3-3
cc1-2
cc2-4

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb