TIRANE- Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të mbrëmjes kanë sjellë sërish probleme për disa qytete. Kështu raportohet të jetë përmbytur lagjja “Beslidhja” në Lezhë, por edhe qyteti i Laçit.

Në videot e siguruara nga “BalkanWeb”, uji në Lezhë arrin në 20 centimetra në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Sakaq situata paraqitet problematike edhe në qytetin e Laçit, ku dalja nga shtrati e një përroi afër qytetit ka sjellë përmbytje të rrugëve kryesore.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: