Një piknik gjigand në kufi të Meksikës me Shtete e Bashkuara të Amerikës, i organizuar nga street artist francez JR.A, ka mbledhur qindra njerëz në të dy anët e murit që ndan dy shtetet.

Artisti ka ndërtuar një pikturë të madhe, e cila tregon dy sy (njëri në kufirin meksikan, tjetri në atë amerikan) dhe e ka quajtur atë tabelë të madhe ‘Sytë e ëndërrimtarit’.
‘Njerëzit kanë ngrënë aty të njëjtin ushqim, kanë pirë të njëjtin ujë dhe kanë dëgjuar të njëjtën muzikë. Përreth syve të ëndërrimtarit harruam për pak minuta murin’, thotë artisti.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb