Stërvitja e ditës së sotme te skuadra holandeze e Feynord nuk ka qenë aspak e qetë. Dy futbollistët, Steven Berghuis dhe Sven van Beek, nuk i kanë kursyer grushtet ndaj njëri-tjetrit.

Sherri nisi pas një ndërhyrje të qëllimtë të Berguis i cili provokoi reagimin e shokut të skuadrës i cili menjëherë ju kthye egërsisht. Falë reagimit të pjesës tjetër të ekipit sherri nuk u përshkallëzua, pavarësisht se mbetet ende e paqartë arsyeja.

Pritet reagimi i klubit mbi çështjen dhe masat që do të marri për dy lojtarët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb