NBA vijon të prodhojë episode interesante dhe në të njëjtën kohë incidente që nuk kanë shumë lidhje me sportin. Rasti i fundit është në ndeshjen mes Orlando Magic-Minnesotta Timberwolves ku basketbollistët nuk i kursyen grushtet ndaj njëri-tjetrit.

Në periodën e dytë, Afflalo dhe Bjelica u përjashtuan pas një sherri që nisi për një top në tabelë e përfundoi me grushtin e amerikanit në kokën e serbit.

“Doja të mbrohesha dhe falë Zotit nuk ndodhi gjë. Doja ta qetësoja sepse po të isha edhe unë agresiv, nuk e di se çfarë do të ndodhte”, tha Bjelica.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb