(Foto ilustruese) Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qendër të Pejës mbrëmjen e djeshme, ku një grup vajzash janë përleshur fizikisht me njëra-tjetrën.

Mediat kosovare kanë publikuar një video ku shihen se si dy femra bërtasin duke thënë fjalë fyese dhe përleshen njëra me tjetrën në qendër të qytetit, për shkaqe ende të panjohura.

Pak më vonë në pamje shihet se si disa të rinj të tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë vajzat. Video është publikuar nga indeksonline.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: