Sërish për qepë, presh e spinaq. Nuk është nënë Ferideja kjo sot, por jemi në Fier me një tjetër shitës ambulant, ndërsa ngjarja u zhvillua para syve të një fëmije të mitur, babai i të cilit u konfliktua me policët bashkiake.
Në qytetin e Fierit një polic bashkiak, i shoqëruar nga dy kolegë të tjerë, ka ofenduar një shitës në rrugë.
Kjo e ka acaruar tregtarin, pasi në prani të kësaj situate ishte gruaja dhe djali i tij, i cili ka shpërthyer në lot teksa shinte babain e tij që përleshej me policin bashkiak.
Kolegët e tjerë dhe gruaja e tregtarit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por polici i cili mban një celular në dorë i kthehet ashpër tregtarit dhe e tërheq për krahu, ndërsa në fund në mënyrë arrogante i flak tej mallin, me të cilin shitësi siguron bukën e gojës.
Ngjarja bëhet më e rëndë, kur zhvillohet në prani të një fëmije të mitur që qan e bërtet nga teksa sheh babain e tij të dhunohet nga uniformat e policisë, sikur të ishte një “kriminel”.
Për më tepër shikoni videone Jeta Osh Qef që nuk ka nevojë për koment.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: