KAVAJE– Policia jep detaje për operacionin anti-drogë të koduar “Pilotët”. Nga operacioni janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë si dhe janë sekuestruar 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor. Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe ka shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë. Të arrestuarit janë Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.

Njoftimi i policisë:
Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.
Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.
Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :
– J.S., R.H. dhe K. H.
Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor janë edhe shtetasit :
B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit :
H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.
Gjithashtu , në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë ‘parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb