TIRANË- Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante drogë tek zona e “Brrylit” në Tiranë. Janë arrestuar 2 të rinj, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim, po kështu dhe ndaj një tjetri ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Policia ka sekuestruar edhe armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike.

Zyrtarisht policia bën të ditur se sot nga Specialistët e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u finalizua operacioni “Brryli”, ku u godit një grup kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Mirjan Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
-A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”;

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, E. Ç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e “Brrylit”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, pushkë model 56
– Një krehër me 15 fishekë model 56
– 12 fishekë të kalibrave të ndryshme
– 13 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva
– Disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza.

Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: