Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


VIDEO/ Portieri i City-t driblon futbollistët kundërshtar, reagimi i Ederson është brilant

1a58f2b25aa1e9931f102d9bf6274bd5

Manchester City luajti mbrëmë ndeshjen e kthimit në “Champions League” kundër Bazel, duke prerë përfundimisht biletën për në çerekfinale. Rezultati i ndeshjes së parë, 0-4 në transfertë, i dha mundësi Pep Guardiolës të bënte rotacion dhe një nga lojtarët e aktivizuar ishte portieri Claudio Bravo.

34-vjeçari luajti mbrëmë ndeshjen e parë sezonale në “Champions League” dhe pavarësisht se pësoi 2 gola nga Bazel arriti të linte gjurmë.

Bravo në një moment gjatë sfidës doli jashtë zone duke demonstruar aftësitë me këmbë. Fillimisht kontrolloi një top me gjoks dhe pastaj shmangu një kundërshtar, e rrezikshme për një portier.

Ai që e shijoi me shumë spektaklin e Bravos ishte pikërisht Ederson, portieri titullar i City-t që mbrëmë i kishte lënë vendin kilianit. 24-vjeçari bëri një reagim brilant teksa shikonte Bravo-n të manovronte me këmbë.

Kjo pasi Ederson Moraes është vlerësuar shumë për aftësitë që shfaq me këmbë në portën e Manchester City-t. Jo më kot disa nga trajnerët e “Premier League” kanë pohuar se “citiziens” ka 11 lojtarë në fushë që luajnë me këmbë.

Më herët gjatë sezonit braziliani ka deklaruar se ai do të ishte dakord nëqoftëse Guardiola e aktivizon si mbrojtës: “Kur kam filluar karrierën kam qenë një mbrojtës i krahut të majtë dhe prandaj kam disa cilësi për të luajtur me këmbë. Mendoj se kjo më ndihmon shumë, veçanërisht për lojën që bën Manchester City. Nëse Pep më thotë më duhet të luash mbrojtës unë jam gati.”

(e.k/BalkanWeb)