Një djalë i ri, tifoz i Juventusit, i cili ka veshur një fanellë të sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain ka provokuar tifozët e Napolit dhe kjo ka ndodhur pikërisht tani në vigjilje të përballjes me Juventusin në Kupën e Italisë.
Ne rrjetet sociale po qarkullon një video sa gazmore ashtu edhe ironike, ku djali lëviz pa iu dredhur qerpiku në qytetin e Napolit me fanellën e Gonzalo Higuain, lojtar të cilin tifozët e Napolit dikur e donin dhe ishin në gjendje të bënin gjithçka për të, por jo që kur u transferua te “Zonja e Vjetër”, që për tifozët e Napolit është tradhti. Napoli njihet si një nga qytetet më me probleme në Itali dhe tingëllon çuditshëm se si personi në fjalë ka lëvizur aq lirshëm në Napoli dhe ka provokuar napolitanët me atë gjest.
Higuain luajti 146 ndeshje duke shënuar 91 gola për Napolin në gjitha kompeticionet, para se të transferohej të rivali i përbetuar, Juventusi, që për tifozët, por edhe legjendën e Napolit e futbollit në përgjithësi Diego Armando Maradona, ai veprim u konsiderua një tradhti e madhe dhe e pafalshme për popullin napolitan.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb