TIRANË- Gazetarët të vëmendshëm ndaj veprimeve të ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu gjatë seancës së sotme të Kuvendit, nuk e kanë lënë të qetë.

Ata kanë fiksuar momentin kur ky i fundit hiqte kufjet sapo kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi niste të fliste dhe i janë vënë nga pas, siç mëson BalkanWeb

Vendi më i përshtatshëm për ta pyetur ka qenë momenti kur pinte kafe afër Kuvendit me ambasadoren e Greqisë, Eleni Surani.

Vetë ambasadori nuk ka mohuar ta ketë bërë këtë gjest, por ka preferuar të mos komentojë. Duke qeshur ai ka thënë: “Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje”, raporton “BalkanWeb”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: