Ndërtimi në Apple Park është pranë përfundimit dhe kompania është duke i dhënë “dorën” e fundit teatrit Steve Jobs ku pritet prezantimi i iPhone javën e ardhshme.

Këtë informacion na jep vetë kompania e cila publikoi pamje filmike të kampusit jo vetëm jashtë por edhe brenda tij.

Teatri është 6 metra i lartë dhe rrethohet nga mure prej xhami. Poshtë këmbëve të pjesëmarrësve gjendet një shtresë prej karboni dhe shtrihet në 11,148 metër katror.

Salla mund të akomodojë 1,000 njerëz. Apple i vuri emrin teatri në nderim të bashkëthemeluesit dhe CEO legjendar të kompanisë Steve Jobs, njofton Pcw.

Aktiviteti i Apple mbahet të Marten më 12 Shtator.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: