TIRANE – Publikohen pamjet e para të këngës më të re të Era Istrefit Kënga e fundit e këngëtares kosovae ishte “BonBon”, me të cilën arritit edhe famë ndërkombëtare. Tashmë Era Istrefi ka nisur xhirimet e projektit të saj më të ri.

‘Redrum’ titullohet kënga më e re e këngëtares prishtinase, e cila do të shoqërohet me një videoklip. Era kësaj radhe do të bashkëpunojë me Felix Snow, producentin e njohur të muzikës elektronike.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/strefie/videos/1891493651069518/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Këngëtarja ka pohuar se këtë këngë do ta publikoje pas dy ditësh “Mezi po e pres të vijë dita e premte”-ka shkruar ylli i muzikës shqiptare.

Ndryshe, Era pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë ndërkombëtare Ultra Music, ka paralajmëruar edhe shumë projekte të reja muzikore. Vlen të theksohet se kënga e fundit BonBon ka arritur mbi 312 milionë klikime në YouTube.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb