Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Publikohen pamjet, ja mekanizmi që përdornin shqiptarët për të vjedhur banesat në Itali

hajdutet

MILANO- Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së apartamenteve, kanë ‘fundosur’ një bandë hajdutësh me shqiptarë, ndërsa në pranga ranë 11 persona.

Karabinierët e Milanos kanë publikuar videon, ku shihet se si shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, përdornin teknikat e tyre për të hyrë nëpër apartamente. Në videon në fjalë shihen dy persona, me xhupa me kapuç, njëri hipur sipër kangjellave të ballkonit të një apartamenti, ndërsa tjetri e mban që të mos bjerë.

Shqiptarët përdorin një mekanizëm, tip gërshërë hekurash, duke hapur nga sipër derën, e më pas futen brenda.


(ed.me/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.