Publikohen momentet nga masakra e Lushnjës, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Ka qenë gazetari Artan Hoxha, që ka publikuar në emisionin e tij ‘Java’ në RTSH pamjet e ngjarjes që ndodhi dy muaj më parë, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifi.

Në video shihen momenti kur disa persona qëllojnë me armë, ndërsa kalimtarë vrapojnë të tmerruar.
Po ashtu në këtë video shihet dhe momenti i largimit të autorëve me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

masakra-ne-lushnje-dalin-pamjet

Pasditen e 11 tetorit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” në Lushnjë, u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si dhe u plagos miku i tyre Marius Xhepexhiu, ndërsa i shpëtoi mrekullisht plumbave Saimir Xhelili. Policia identifikoi autorët, ndërsa shpalli në kërkim Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin. Hetuesit besojnë se masakra vjen si pasojë e hakmarrjes midis grupeve rivale, ndërsa gjithçka ishte organizuar. Autorët pasi vranë të rinjtë, deshën të zhduknin gjurmët dhe dogjën makinën pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: