TIRANE – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vizitoi sot shërbimin e onkologjisë në QSUT. Teksa ndodhej në oborrin e spitalit, një prej familjarëve të pacientëve i zuri rrugën ministrit Beqaj dhe i tregoi një qese me ilaçe që i kishte blerë në farmacitë përreth. Qytetari tha se kishte blerë citostatikë të blerë jashtë spitalit, pa pullë.

Ministri i mori qytetarit numrin e telefonit dhe i premtoi se do ta telefononte në darkë, por nuk u interesua as për emrin e citostatikëve, as për farmacinë që i tregton.
Pas bisedës së shkurtër me kreun e Shëndetësisë, familjari i pacientit rrëfeu për gazetaren e Shëndet + gjithçka që i kishte thënë ministri.

Gazetarja: Çfarë i kërkove ministrit?
Familjari: Ilaçe
Gazetarja: Çfarë të tha?
Familjari: Më merr pasdite në telefon ose të të bëj unë telefon.
Gazetarja: I bleve këto ilaçet?
Familjari: I bleva. 116 mijë lekë.
Gazetarja: Kë telefonoi ministri?
Familjari: Shënoi numrin tim të telefonit dhe asgjë tjetër. Kemi dy javë me këtë punë (tregon ilaçet dhe faturën). Kam gruan e sëmurë aty nuk lëviz dot, për të shtruar nuk e shtrojnë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: