VLORE– Të bukurën e pëlqejnë të gjithë. Madje këtë e ka shprehur publikisht edhe kryeministri Edi Rama teksa ndodhej në Vlorë për të shpërndarë lejet e legalizimit. Pasi mori dokumentin e radhës, dhe thirri emrin e një zotërie, para kreut të Qeverisë u paraqit një vajzë shumë e bukur vlonjatë.

Sapo e pa Rama u shtang dhe për të dalë nga situata e tha publikisht “na hutoi”. Madje nuk e la me kaq, por teksa vajza po përcillte urimin e saj për marrjen e lejes së legalizimit, kryeministri thirri edhe drejtorin e ALUIZNI-t në Vlorë, duke u thënë “po ti ç’rri kështu”.

Rama:
Jepi mikrofonin se na hutoi…

Vajza:
Është nder dhe kënaqësi e veçantë e dorëzuar nga vetë Kryeministri personalisht. Ju falënderoj, si dhe një falënderim i veçantë për drejtorin e ALUZINI-t, Egon Velaj.

Rama-drejtorit Velaj:
Hajde mo takoje! Njihen? (I jep dokumentin vajzës) hajde ta gëzoni. Të fala babait, mamasë.

(Kryeministri i drejtohet drejtori të ALUIZNI-t Vlorë: Po ti ç’rri kështu? “Na e hutove drejtorin”, i tha Rama vajzës.

20170225-095211 by revistaime

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb