Klaudio Ranieri fitoi me Nantën e tij, 1-0 sfidën ndaj Angers në Francë. Trajneri italian, po kalon një kohë shumë të mirë, pasi ekipi i tij gjendet në vendin e 5-të në renditje, me 30 pikë.

Por, ajo që bëri bujë nëpër media në ndeshjen e sotme, ishte gjesti i italianit, ku pas një faulli, në emocion e sipër, shkoi e kapi nga flokët arbitrin e katërt. Për kryesorin nuk kishte dyshime, dhe Ranieri u ndëshkua me karton të kuq./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb