Reali fitoi ndaj vendit të fundit në renditjen e La Ligës, teksa mundi Malagan 1-2, në javën e 32-të të kampionatit. Isko në pjesën e parë, dhe Kasemiro në të dytën, i dhanë 3 pikë ekipit të Zidan, që shkon në kuotën e 67 pikëve, në vendin e tretë.

Goli i Rolan në minutën e 93-të shërbeu vetëm për statistika. Madrilenët tashmë, në pamundësi për të kapur Barcelonën e vendit të parë, do të provojnë të zënë vendin e dytë, ku Atletiko qëndron vetëm 4 pikë më lart, por edhe të gjitha forcat do t’i përqendrojë ndaj Bajernit në gjysmëfinalen e Champions Leagues./PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: