Garreth Bale ka qenë protagonisti absolut në ndeshjen e sotme që Uellsi ka zhvilluar kundër Kinës. Futbollisti i Real Madrid në harkun kohor të 62 minutave arriti të realizonte ‘tripletë’ në fitoren e thellë 6-0, duke kapur kuotën e 29 golave me Kombëtaren.

Si rrjedhojë 28-vjeçari është shndërruar në golashënuesin më të mirë të Uellsit, duke kaluar ish-futbollistin e Liverpool Ian Rush i cili mbante rekordin me 28 gola.

“Është e mrekullueshme,” shprehet Bale për BBC One Ëales.

“Pikërisht edhe në ditëlindjen e vajzës sime. Është një rekord individual i madh por ekipi është gjithmonë gjëja më e rëndësishme.

“Është një arritje e madhe e cila mund të krahasohet me titujt si La Liga, Copa del Rey dhe Champions League. Është një nga gjërat më të bukura që kam arritur në karrierën time.”

Një debutim fantastik ky edhe për Ryan Giggs i cili zhvilloi ndeshjen në krye të pankinës së Uellsit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: