PRISHTINE – Reperat e grupit Babastars janë përplasur sot me grupin OTR, të drejtuar nga reperi shqiptar Noizy, përballë ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë. Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se reperi Noizy është plagosur lehtë në kokë.
Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.

Mësohet se Noizy është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore eshte larguar.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

Historia e konflikteve mes OTR dhe Babastars ka kohë që ka nisur. Kohë më parë reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Noizy nuk ka hezituar që të tallet me reperin Cozman muaj më parë, duke i përmendur atij të dashurën Tunën, me të cilën sipas tij ai kishte pasur marrëdhënie seksuale.

Duket që kjo intervistë ka thelluar akoma armiqësinë mes tyre duke sjellë edhe ngjarjen e sotme.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1008810055883341/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Noizy flet pas sherrit në Prishtinë: “S’ka pas provokime, do dalin videot”

Reperi Noizy u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, teksa largohej nga spitali në Prishtinë. Ai ka siguruar fansat se të gjithë djemtë e grupit OTR janë mirë dhe se gjaku në parkingun e hotelit ‘Swiss Diamond’ nuk është gjaku i tij.

“Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër jo gjak i imi, edhe Varrosi është mirë”- është shprehur Noizy, i cili ka siguruar se nuk ka patur provokime nga djemtë e OTR. Sipas tij, videot e regjistruara do të zbardhin tërësisht ngjarjen.

Gazetari: A je mirë me shëndet?
Noizy: A do me bo pompa këtu…
Gazetari: Çfarë ka ndodhur saktësisht?
Noizy: Kanë me dal videot, sonte ju pres në Mitrovicë dhe në Ferizaj, kaq di me thon
Gazetari: Eshtë e sigurtë që ke me performu?
Noizy: 100%.
Gazetari: A je lëndu dikund?
Noizy: Jo
Gazetari: Pamë gjak, na trego çfarë ka ndodhur…
Noizy: Janë gjakrat e dikujt tjetër, jo i imi.
Gazetari: A është për shkak të mosmarrëveshjes së vjetër, a është diçka e re?
Noizy: Ka mundësi, por nuk jam i sigurtë. S’ka pas provokime, kanë me dal videot.
Gazetari: Varrosi është mirë?
Noizy: Krejt mirë janë.

Mjekët e QKUK-së: Noizy-it i është hequr një plumb nga trupi
Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për KALLXO.com për lëndimet që ka reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas sherrit me djemtë e grupit Babastars, në qendër të Prishtinës. Mjeku Xhafa bën të ditur se Noizy-it i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë për KALLXO.com mjeku Avni Xhafa.

Sipas tij, pacienti ka refuzuar qëndrimin e mëtejshëm në spital.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: