Të ftuar në emisionin e Jonathan Ross Show , këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila ka promovuar edhe këngën e saj të re , këngëtari Ed Sheeran, dhe shefi i kuzhinës Gordon Ramsay jane surprizuar nga moderatori i njohur.

Ata kanë folur për projektet e tyre por sigurisht nuk kanë lënë menjanë edhe shakatë dhe lojrat e shumta. Por ajo që i ka habitur të ftuarit dhe më shumë se të gjithë këngëtaren shqiptare,  ka qënë kur Jonathan ka nxjerrë një shishe me raki rrushi nga Kosova.

Moderatori duke qeshur thotë  se Ambasada e Kosovës atje na ka sjelle këtë shishe që quhet raki. “Sic duket është një Ambasadë e dehur që vetëm pi”- është shprehur Rita me shaka. Ai i ka mbushur një gotë vetes, Ritës dhe Gordon Ramsey, por Ora ka paralajmëruar të kenë kujdes sepse është shumë e fortë edhe pse sa herë që e pi të duket sikur po e pi për herë të parë. “Definitivisht nuk është pija ime e preferuar”- thotë Jonathan Ross.

Këngëtarja shqiptare e pyetur edhe nga Ed Sheeran,  ka treguar se ajo shpesh pi me babain e saj raki Kosove. Gjithashtu Rita ka rrëfyer se është një fanse e alkolit por pa e tepruar atë./lapsi
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb