RUSI – Këto pamje shokuese tregojnë se si një adoleshent rreh brutalisht shoqen e tij të klasës gjatë një ore pushimi. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi.

Një grup nxënësish ishin duke bërë shaka me njëri-tjetrin në orën e pushimit në shkollën e qytetit Irktusk, në juglindje të Rusisë. Sic e shihni dhe në video një 15-vjeçarja, e qujtur Maria i ka hedhur një gotë ujë shokut të saj të klasës, i cili nuk ka duruar dhe ka reaguar në mënyrë mjaft të ashpër.

Djali i quajtur Artem Kh, e humbi toruan, duke e qëlluar me grushta në kokë dhe fytyrë. U desh ndërhyrja e shokëve të klasës që t’ia hiqnin adoleshenten nga duart.

Momenti i sulmit u filmua me telefon nga një prej shokëve të klasës, dhe brenda pak orësh bëri xhiron e botës. Sipas mediave vendase ky nuk është fundi i ngjarjes. Sepse disa shokë të vajzës u hakmorën ndaj 15-vjecarit pas përfundimit të mësimit, duke e goditur me grushte. U desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë së shkollës për të qetësuar gjakrat mes adoleshentëve.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb