TIRANE- “BalkanWeb” siguron videon e lëvizjeve të Mario Meshinit, miku i Devi Kasmit që qëndron në burg i akuzuar se e nxori në pritë. Videoja është nxjerrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari dhe tregon Mario Meshinin duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

Në video siç shpjegoi gazetari i kronikës Artan Hoxha, në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 duket Mario Meshini teksa largohet me motorin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë.

Sipas Hoxhës, i riu ka shkuar në banesë dhe ka përdorur motorin e tij, është pa skafandër dhe lëviz qetësisht.

Duke hedhur poshtë zërat që ai mund të jetë bashkëpunëtor, Hoxha thotë se: “Nga pamjet shikojmë që është larguar me motorin e vetë, pa skafandër. Lëvizja ka qenë nga vendi i ngjarjes në banesën e tij. Pra, për 4 minuta nga vendi i ngjarjes ka shkuar në banesë. Takimi është lënë se Mario Meshini e ka telefonuar. Devi Kasmi ka ardhur me një Golf në vendngjarje. Njiheshin prej 7 muajsh, janë lidhur më shumë në palestër. Njerëz që e kanë njohur të thonë se ai s’të linte kurrë vend të saktë takimi dhe iu besonte pak njerëzve”,- tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, “Kur Dëfrimi ka ardhur aty, Mario Meshini ka qenë me motor të fikur duke e pritur dhe duke luajtur me celular. Kjo tregon se nuk është ky personi që ka bashkëpunuar”,- tha Hoxha.

Dyshimet u ngritën mbi Meshinin edhe për faktin se zgjodhi të darkonte mbrëmjen e vrasjes, por, Hoxha thotë se kishte një arsye të fortë, ditëlindjen e së dashurës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb