Rusia ka prezantuar një raketë e cila është në gjendje të mbërrijë në Londër për 13 minuta. Mediat e huaja raportojnë se gjatë prezantimit të raketës ka marrë pjesë dhe presidenti rus Vladimir Putin.

Raketa lëviz me shpejtësi aq të madhe, saqë është e pamundur të shpërthehet apo neutralizohet në lëvizje.

Sipas ekspertëve, raketa e prezantuar lë në hije sistemet mbrojtëse raketore të NATO-s, ndërsa është në kundërshtim me sistemet mbrojtëse të kësaj të fundit.

Prezantimi i kësaj rakete gjigante të quajtur “Object 4202”, ka nxitur dyshime rreth agresionit rus në kohën kur janë rritur tensionet mes Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: