Një javë më parë destinacioni i vetëm i Alexis Sanchez ishte Manchester City, por gjërat ndryshuan shumë shpejt dhe sot 29-vjeçari pritet të zyrtarizohet te rivalët e qytetit, Manchester United.
Është mesfushori i ‘djajve’ Jese Lingard ai që njëkohësisht inatos tifozët e Arsenal dhe gëzon të tijtë me lajmin që jep nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale.
Lingard, i cili përveçse një futbollist i mirë njihet edhe për komercialitetin e tij, në videon e postuar dëgjohet duke thënë: “Shijoje qëndrimin tënd këtu, shijoi vizitat mjekësore.”
Sigurisht këto fjalë nuk mund të jenë për askënd tjetër veçse për futbollistin e Arsenal që me kalimin te United do të përfitojë rreth 14 mln paund, neto, pa përfshirë taksat.
(e.k/BalkanWeb)