ITALI– Në kuadër të një operacioni anti-drogë nga policia e Milanos dhe ajo E Komos në Itali janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, ndërsa janë arrestuar 3 shqiptarë, si pjesë e bandës kriminale.

Në pranga kanë përfunduarit shqiptarët vënë Agim Proshka, 37 vjeç, Edison Proshka 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç, ndërsa janë sekuestruar rreth 17 kg kokainë dhe heroinë.

Dy nga shqiptarët u arrestuan në momentin kur hynë me dy makina në nëj ndërtesë në komunën Mariano Comense. Policia gjeti dhe sekuestroi 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, tre armë zjarri, dhe municione.

Ndërkohë në portobagazhin e një mjeti tip Citroenit C3, me të cilën Jurgen Verbofshi hyri në ndërtesë, u gjetën edhe 5 kilogram kokainë dhe 550 gram heroinë. Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi edhe 8400 euro, ndërsa vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb