TIRANE- Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi pohoi se aktivistë të shoqërisë civile apo dhe PD nuk duhet të përhapi panik tek qytetarët në lidhje me ligjin për mbetjet. Ai theksoi se qeveria ‘Rama’ mban përgjegjësi të plotë në lidhje me faktin se në Shqipëri nuk do vinë mbetje të rrezikshme, por do të implementim vetëm industria e riciklimit. Ndër të tjera ai nënvizoi edhe njëherë qëndrimin e Ramës nga Asambleja, duke rikujtuar se “PS nuk bën tradhti interesat kombëtare’.

Ndërkohë, ndërhyrja e një gazetari në lidhje me faktin se mediat nuk kanë qenë të informuar dhe se mbledhjet e komisionit janë zhvilluar me dyer të mbyllura ka bërë që deputeti Shalsi të irritohet dhe të vijojë debatet edhe në prani të kamerave. Ai iu drejtua gazetarit se mbledhja informuese për ligjin ishte bërë në 13 korrik, madje këtë fakt e kishin përcjell edhe mediat. Shalsi i kërkoi gazetarit që të kërkonte falje publike për ‘shtrembërimin e fakteve dhe dezinformimin e publikut’.

“Në radhë të parë nuk kemi hezituar përgjatë këtyre 3 muajve që të takojmë cilido do që ka shqetësim për pr.ligjin. Ka 7-8 amendamente që e kanë përmirësuar ligjin, kjo falë kolegëve të tim deputetë. Falë shoqërisë civile, inxhinierëve të mjedisit, fal të gjithë atyre që kishin shqetësime serioze. përball këtyre argumenteve shohim se po kërkohet të mbillet panik. Në asnjë çast dhe në asnjë rast nuk do tradhtonim interesat e shqiptarëve. E kemi treguar me vepra. e beosjm ëse Shqipëria duhet të jetë me e pastër. Është momenti që e gjithë shoqëria të bëhet bashkë për ndarja e burimeve. Unë doja që ti bëja thirrje kujtdo në njeriu të arsyeshëm të lexojë ligjin dhe të kuptojë rrethana dhe të mbështes këtë iniciativë. Nuk e kemi problem të ulemi me protestuesit. Një qytetar i legjitimuar mund ta bënte këtë pyetje. Është një moment ku shqiptarët duhet të bëhen bashkë për një Shqipëri të pastër. Dhe të gjithë atyre skeptikëve që thonë se çfarë kanë ndryshuar nga ligji 2013 dhe ky i sotme; i them se para 2013-ës qeveria e mëparshme qeveria vendosi një taksë për mbetjet. për cilindo do që do të hedh baltë apo tymnaje, i them; shikoni ndarjen e re administrative. E pra në 2016-ën, shqiptarët mund të shohin çfarë ndodh në Maliq. Ligji nuk është i njëjtë. Duam të qetësojmë të gjithë ata që janë manipuluar, pasi këtu do jemi sot dhe nesër, siç kemi qenë gjithmonë”, tha Shalsi.

Pyetjes së a do të ketë referendum, Shalsi ironikisht iu përgjigj se nëse flitet për mbetje të rrezikshme po.

“Nuk ka mbetje, ka 0-1, maksimumi 2% mbetje. S’kemi reshtur kurrë së sqaruari se industria e riciklimit është e lidhur pasgjidhshmërisht me pastërtinë e një vendi. A do bëhet referendumi? Nën rast se shqiptarët PD i konsiderojnë budallenj s’besoj se ka mendje të arsyeshëm që mos t’i thërrasë memories dhe të kuptojë diferencën e madhe midis PS, ligjit që ne kemi draftuar, ligjit të PD. Ju sfidoj të gjithëve çfarë kishte për mbetjet në vitin 2013? Ju gazetarë në rast se do gjeni një gjurmë që kjo qeveri ka bërë në lidhje me mbledhjen e depozitimin ë mbetjeve atëherë do thosha po keni të drejtë, por të flasësh për PD që i bëri taksë mbetjeve të vendit”, tha Shalsi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: