Ndryshe nga sezonet e kaluara, ‘qokat’ apo tolerimet e ndeshjeve në Kategorinë e Dytë kanë filluar shumë më shpejt. Përballja në javën e 9-t mes Tepelenës dhe Orikumit në Grupin B vetëm e tillë nuk ka qenë pasi nga pamjet e mëposhtme dallohet qartësisht se mes skuadrave ‘Shen Valentini’ ishte këtë fundjavë.

Vendasit morën avantazhin fillimisht para se miqtë të përmbysnin shifrat. Kthimi i rezultatit nuk ka qenë edhe aq i mundimshme siç duhet të jetë në një ndeshje futbolli, por ka ardhur me dashamirësinë e të dy klubeve. Futbollistët e Tepelenës nuk e kanë problem afrimin e kundërshtarit në zonën e tyre pasi shihet teksa vetëm ecin, duke mos u përpjekur të ndërhyjnë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb