VLORE – Një sherr mes disa personave ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Vlorës. Kalimtarët kanë mundur të filmojnë pamjet dhe të shikojnë se çfarë po ndodhte pranë Lungomares.

Në video vihen re disa meshkuj, të cilët përballen mes tyre dhe më pas njëri qëllon me një send të fortë (hekur ose dru, nuk mund ta cilësojmë), dike tjetër.

I dëmtuari bie në tokë dhe nuk lëviz më, ndërsa të pranishmit e tjerë largojnë agresorin nga vendi i ngjarjes. Në largim e sipër dëgjohet zëri i dikujt që shan dhe ofendon, ndërsa mesazhdërguesi ka mundur të filmojë edhe momentin e ndalimit të agresorit nga ana e policisë.

Kur dy policët e hipur në motor i kanë dalë para, agresori ishte ende me mjetin e fortë në dorë. Nuk dihet arsyeja e konfliktit mes tyre, por i pranishmi në vendngjarje bën me dije se edhe personi që mban veshur pantallona portokalli është i gjakosur. Videoja është publikuar nga “Jeta osh qejf”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb